SONTE
Këtë natë vetëm ,po rri zgjuar,
fare nuk kam gjumë në sy,
nuk duroj më pa të takuar,
mos e mbyll derën me dry!
Do t’marr peng shpejtësinë e zërit,
edhe krihtë e më të shpejtit zog,
me aromë tënden dua të dehem,
të bëhem mimozë e luleshtog!
Kur të trokas ti hapma derën,
krismën time ti e njeh,
prej së largu ndjema erën,
le ta ndjejë zemra edhe po s’me pe!
Në fole sonte do të vij, o xhan,
s’duroj më unë ty pa të pa’,
çdo pengesë do t’ hudh mënjanë,
se ky mall po do me më vra!