Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritDaut Maliqi-Piktori

Daut Maliqi-Piktori

PIKTORI

Unë eci,

Retë ngecin,

Toka e etur,

Rigat e shiut i pret.

Ndalem buzê lumit,

Vêshtroj rrjedhën e tij,

Çdo gjë qê flas,

I ngjan heshtjës,

Frikës e ankthit n’vetmi,

Që na solli Pandemia.

Vazhdoj rrugëtimin,

Piktorin e takoj

Nē maje të bjeshkës,

Pikturonte natyrën

Më bukurit e saj magjike

Më petkun e rinjê pranveror,

Mbi qytetin e lashtë

Të Dardanisë antike

E dridhej si rosa me fletë,

Nga gëzimi qe,

Filluan të rigojnë pikat e shiut

E në pikturën e tij hyjnë

Edhe ngjyrat e ylberit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT