Saturday, March 14, 2026
BallinaSportReal Madrid interesohet për Gnabryn

Real Madrid interesohet për Gnabryn

Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë verës që po vjen.

“Los Blancos” fillimisht do të “pastrohen”, pasi pritet largimi i Gareth Balet e Eden Hazardit.

E më pas, “Mbretërit e Spanjës” do të intervenojnë me prurje të reja në “Santiago Bernabeu”.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se klubi spanjoll ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munichut, Serge Gnabry, përcjell “Gazeta Express”.

Raportimet e fundit thonë se gjiganti bavarez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me lojtarin dhe bisedimet janë ndalur tashmë.

Për këtë arsye, klubi nga “Allianz Arena” është i gatshëm ta shesë sulmuesin e rrezikshëm gjerman.

26 vjeçari me këtë rast mund të përfundojë në Madrid nëse palët arrijnë marrëveshje.

Ky pa dyshim do të ishte një përforcim i madh për madrilenët. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT