Rrinë vargjet kokë ulur,
Poezia në shtrat shtrirë,
Gjithë “petalet” ja kanë shkulur,
E s’po bëhet dot më mirë.
E leckosin si t’u teket,
S’ka më zë e nuk flet dot,
Dita ditës ajo meket,
Fshihet tek I fshin ca lot.
Ndihet shpesh e turpëruar,
Dhe në shpirt fiket një dritë,
Rri poeti I menduar,
Sharlatanët I zënë pritë.
Ca e vjedhin si të gjorë,
Kush e do nuk ka fuqi,
Ca I rrinë me laps në dorë,
Medemek bëjnë poezi.
Poezia është trullosur,
Se ku është as vetë se di,
Kush e njeh e qan me shpirt,
Të ketë çmëndur s’është çudi.
Ku janë ata “ustallarë”,
Që se linin në këtë gjëmë,
Tani shijnë me poezinë,
Siç bën kau nëpër lëmë.
Mirë ja bëjnë se kanë gjetur,
Humbi filli gjithëandej,
Poezia në ka rradhë,
Eshtë e fundit të rrëfej.
Por fjal’ e shenjtë kurrë nuk tretet,
Edhe në baltë po të bjerë,
Ajo sërish në këmbë ngrihet,
Dhe ndrit më bukur se çdo herë!
Do të ngrihet vargu vetë,
Si një ortek që s’ndalet dot,
Si qeshë lulja kur ka bletë,
Në nektar të kthejë këta lotë.
-Arjana Fetahu Gaba
#follower
Shiko më pak
Komentet
·
·
Autori
·

·
Bukur shume , urime poete!
·
·
nga autori
Congratulations friend poet
Shiko përkthimin
·
·
nga autori
·
·
nga autori

6 nga 16
