Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritADEM GASHI: PA GJË, S’PA GJË, HËNA

ADEM GASHI: PA GJË, S’PA GJË, HËNA

Po dalim nga shpella e mëkatit,
mike
lodhur ëmbël pas betejës mbytëse,
pa fitues e të mundur.

Dy zogj çuditshëm çuçuritin,
ç’ishte kjo orë dehëse e humbur
asnatasditës?

Dy zogj
si të rënë nga dega e drumollës
pas stuhisë,
Rënie e gjethes së fikut truphollës.

Truk-truk, truk-truk, zemra e vogël
rikthen ritmin
dalë shpellës së mëkatit, mike.

Syri i hënës pas reve e hijeve.

 Facebook

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT