Lojtarët e Real Madridit po vazhdojnë të publikojnë postime në rrjetet e tyre sociale pasi Mbappe refuzoi ekipin madrilen, për të qëndruar në PSG edhe për tri vjet.Vinicius Junior donte të përshëndeste tifozët e tij, por duke i dërguar gjithashtu një mesazh Kylian Mbappe, megjithëse pa e përmendur në asnjë moment, përcjell GazetaBlic Sport.
“Madridisti, faleminderit shumë për mbështetjen gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë sezonit. Nuk mund të shpjegojmë se çfarë do të thotë të fitosh me këtë fanellë… Tani le të shkojmë në kërkim të titullit të 14të të Ligës së Kampionëve!”, ka shkruar Vinicius.
