BallinaVitrina e libritAlma Jaku-Shi dimri

Alma Jaku-Shi dimri

I ndiej gishtat e tu që ndjekin bulëzat,
Tek shiu më rrjedh përmbi lëkurë.
Pse trembesh, o kaproll, pse s’beson
Se jam e jotja në krahët e tu?

Rig ky shi si faj i ëmbël,
Buzës së çelur i gjen etja ujë.
Këmisha më rrëshqet lehtë mbi supe,
Kristal i njomë ma puth lëkurën.

Pikëz shiu që më përkund flokët,
Dridhu si zemra në këtë çast.
Se më mbulojnë krahët që dua,
Bëhu ti akull, bëhu dhe valë.

Puthmë, mos u ndal, le të digjet nata,
Mos daltë diell, mos zbardhtë agim.
Le të plasë bota përtej kësaj hëne,
Se diellin e kam të kallur në gji.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT