Wednesday, January 21, 2026
BallinaUncategorizedPirro Minella Millona-" Po ikën vjeshta, vjen dimri i acartë, kam mall...

Pirro Minella Millona-” Po ikën vjeshta, vjen dimri i acartë, kam mall të të shikoj….!!!”

…Mbasdite vonë doli për një kafe. Duke pritur të vinte porosia, celulari mbi tavolinë u drodh lehtë. E kuptoi erdhi një mesazh.

Vështroi një moment celularin dhe i shtyrë nga një ndjesi e largët, e hapi dhe lexoi mesazhin.

“Më premtove në vjeshtn e dytë do të vije, stinët po ndrohen përsëri, vjen dimri i acartë”.

Duke rufitur ngadale kafen e nxehtë i ktheu përgjigje:

“Më ka marrë shumë malli, por edhe për të mbajtur fjalën që të kam dhënë”.

Nuk vonoi dhe përsëri dridhje celulari:.

“Ti e di, se qyteti im përgatitet për dimrin plot acar, është stina e zahireve, eja ti shijosh, qyteti ka veshur një petk të argjëndë. Mos e humb rastin ta ndjesh thellë në shpirtin tënd”.

Të nesërmen ishte e shtunë, dite pushimi. U nis me furgonat e linjeë. Rrugën e kishte shumë të dashur, të njohur, kushedi sa herë të shkelur në çdo stinë dhe në çdo vit të moshës së tij.

Mbasdite arriti. Kishte hedhur shtat muzgu i bukur i vjeshtës.

Mendoi të shëtiste njëherë në qytet, të rikujtonte ato kohë dhe nostalgjine e e grumbulluar ndër vite.

Mbushej me frymë, ajër i pastër, dëgjohej shushurima e ujit që rridhte diku poshtë, e lumit në këmbët e qytetit,

Kudo kishte ngjyra të bukur, njerëzit që lëviznin nëpër rrugë, ngarkuar me mendime të bukura si vete jeta e këtij qyteti.

Nxitonin për të kryer sa më shpejt punët para mbritjes së dimrit të ashpër. Përshëndeste njerëzit dhe ata me buzëqeshje ja kthenin.

I dukej sikur ishte banor i këtij qyteti të vogël, por tepër të dashur.

Me vete hyri në rolin e gazetarit duke bërë reportazh me veten e tij.

“E dua këtë qytet, se është i bukur, por e dua edhe më shumë se është qyteti yt, këtu çdo gjë lidhet me ty”- nxorri zë, kthehu kokën dhe e kuptoi që i foli asaj në heshtje.

Ecte poshtë pemëve dhe gjethet në këmbët e tij i uronin mirëseardhen, si bir i këtij qyteti.

Nxori celularin dhe formoi numrin e saj.

U dëgjua e qeshura që e çarmatoste gjithmonë, kishte të qeshur të çiltër , të mrekullushëm.

-Më thuaj ku je? Edhe pak dhe këtu nis dimri dhe Ti e di nuk dalim dot më, vetëm kur të vijnë dallëndyshet që lajmërojnë pranverën.

Ndjeu që ajo heshti një çast dhe :

-Erdha…-dëgjoi zërin e ëmbël dhe mbylli celularin.

I erdhi mirë që kuptoheshin kaq shpejt në çdo fjalë, në çdo mendim.

Nuk vonoi dhe e pa që vinte nxitimthi. Fytyra e saj në sinfonomi me vjeshten e artë, ngjyrë bronxi. U përqafuan. E puthi në qafe, por nuk e lejoi të putheshin në buzë.

Kthehu kokën rreth e rrotullu dhe me shpoti i tha:

-Është qytet i vogël, për këto puthje të nxehta në mes të rrugës.

Duke e parë drejt në sy dhe shtrënguar duart e tij me duart e ngrohta të saj. Fytyra e saj e qeshur vezullonte e tëra nga malli i akumuluar prej shumë kohësh.

Shiheshin në sy dhe u qeshnin bashkë me syte dhe shpirtërat e tyre.

Aroma e saj ishte përzier me aromën e frutave të pjekura, aq të bollshme për atë qytet.

Nuk ngopej dot me atë aromë. Me ngadalë i rregulloi flokët që era ja kishte prishur dhe duart rreshkitën në faqet e nxehta, pak gushën fshehurazi, ajo i ndjente nuk kundërshtoi, por u mbështet në kraharorin e tij.

-Të pëlqen qyteti im- pëshpëriti ajo rrëzë veshit të tij.

-Po çdo gjë e qytetit tënd ku ka jetë, unë e dashuroj është bukur.

Ecën dhe pak ashtu të përqafuar deri tek shkëmbi i madh.

Qëndruan, u kthye nga ajo dhe me ton solem sikur i recitonte vargje të një vjershe:

“Qënka vertet mahnitës qyteti yt i veshur me petkun e vjeshtës, ka kaq ngjyra të praruara”

Ajo e shikonte, qeshte. Ndjente qetësi në shpirtin e saj, një siguri të brëndëshme të ëmbël.

Ca pika shiu ranë…

-Nxitojme, pas pak këtu fillon rrebeshi-kishte nota trishtimi në zërin e saj.

Ajo buzëqeshi ju mbështet mbi sup përkëledhëshëm.

Po e shikonte me ëndje të madhe, i dukej se kështu kishin për vite e vite me rradhë, u përkund si në një ëndërr të madhe, të bukur.

U kthye dhe ja mori fytyrën mes duarve dhe puthi buzët, aq të bukura, të kuqe, të fryra ju dukën si frutat e pjekura të qytetit të saj të bekuar..

Ndjeu trupin e saj, që avullonte, aromë vjeshtë nga gjoksi i saj, aromë jete, aromë frutash të pjekura…

U ulën në tavernën e vetme të qytetit, të pagëzuar me emrin e gruas së Pirros të Epirit..

Ishin në një qoshe me ndriçim pak të zbehtë, rrinin pranë njëri tjetrit ngrohtë.

Shiheshin në sy, mendonin për tërë këtë kohë larg njëri tjetrit, ëndrronin njëlloj dhe kishin të njejtat deshira e pasion.

-Ikim?- i pëshpëriti lehtas në vesh- kam bërë goxha rrugë, e di që më pret “dhomëza” jote e ngrohtë, mos të humbim çastet aq pasionante..

Jashte koha ishte e pastër, shiu ja kishte lënë vëndin yjeve, që i përgjonin nga lart dhe mundoheshin të kapnin çdo gjë e pëshpëritur rrëzë veshit të saj.

-Qyteti im është i vogël, ehh. e shikon nuk ka më njerëz rrugëve-tha me kokë ulur, Ajo.

-Qyteti yt është i vogël, por me shpirt të madh, se është bujar, i pret e përcjell miqtë, duke i respektuar shumë.

-Është pak ftohtë- asaj ju drodh shtati.

…Ai e “mbështolli” në krahët e tij dhe nxituan për në “strehëzën” e tyre të ngrohtë të përgatitur me kujdes për stinën që kishte ndryshuar në qytetin e vogël….

…Ishte vjeshtë e trete, dimri kishte trokitur në portat hyrëse të qytetit aq interesant….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT