Kryeqyteti ka marrë pamjen e një “deponie bërlloku”. “Prishtina e Përjetimeve” siç e quan kryetari i saj Përparim Rama është ngufatur nga mbeturinat sepse punëtorët e Kompanisë Regjionale “Pastrimi” ndodhen në grevë.
Qytetarët nuk po kanë vend ku t’i hedhin mbeturinat sepse kontenjerët janë mbushur përplot dhe shumë mbeturina janë përhapur nëpër rrugë.