Saturday, August 2, 2025
BallinaUncategorizedGina Xhaferaj Kapaj-Madhështorët në vite

Gina Xhaferaj Kapaj-Madhështorët në vite

Madhështorët në vite

Ah, për gjithë poetët fjalë zemre do dërgoj
Të jeni
si shqiponjë qiellore me buzëqeshje
Të jenë mendjehapur si gjithmonë
Të më duket si ninulla e kënduar netëve


Nën jastëk fjala të
bëhet si tantellë
për ta laps e fletë do të gjendet gjithmonë
Të bëheni
si zogu me cicërimë në strehë
Si pëllumbi që në qiellin e kaltër fluturon.


I dua poetët madhështorë e penëartë
Tju them jeni floriri para tyrë është pak
të them se janë si bilbilat që këndojnë në mal.
Tju them se janë madhështorë dhe gjigandë

.
Me ju bëhen kthehen në këngë dasma e fejesa
shpërthen kudo gëzimi i dashurisë
Në maja malesh ju cojnë urimet e shtrenjta
Zemrat bëhen hambar i mirësisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT