Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-E di!

Teuta Beqari Osmani-E di!

E di!

E di, se edhe këtyre ditëve i jam vënë pas
si një lule ku gjen një të çarë tek degët
Që serviren për të më treguar më qartë
Çeljen e çdo vargu të jetës së mbushur
Me petalet të aromta të mjaltët prej nektarit

!
E di, edhe pse ndjehem në gjymtyrët e kësaj peme
Që më shumëzon ditët e Majit që u ndjeva lule
Kur sa herë rikthehet kjo stinë përtej ngjyrave
Përtej ëndrrës së parë dimrave të ftohtë me dëborë
Më duket sikur zhvishet jeta mes tyre, e më hapin krahët…

E di këtë, sepse edhe kur më kërkon të më zbulosh ëndrrës
Prej kapakëve të syve të mi të gjumur dhe të lodhura
Më duhet ta kap çastin e zgjimit se ndoshta ma marrin të tjerat
Përtej boshjes së tyre, pa çelje e pa të mbjella ,
si shterp i një mitre, ku i mungonte mëndja, dhe ndershmëria!
Nga fodullëku për t’u treguar të tjerëve që unë jam e tëra!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT