LOT PENDIMI
Rri, e mendja vrullon
Një hop të çilë sy
Përgjumje ëndrrash
Rrotullojnë mendimet,
Drejt absurdit
Aty ku shpirti
Lakohet nën pezmë
Dhe dŕita qiellore,
Aty
Merr trajtë violë
E përhumbur nē melankoni
Pa dashur,
Ti je dhe s’je
Në absurdin tim
Në rendjet të gjej
Rregullën, e
Vargëzimin tim hënor
Mendime ëndrrash
Mbledh në thes të shpirtit
Aty, ku
Zhubraviten ndjenjat
Tres shikimin larg
Të mos shkapërdredh
Lot pendimi..