Të ishe e imja
Me dorën e vet të pikturoj Zoti
E hodhi mbi ty të gjithë bukurinë
Përse s’më la mua një penel loti??
Të paktën një firmë të hidhja,si këmbim.
Të ishe e imja me të drejtë autori
Askush mos guxonte të të thosh një fjalë
Se mendjen time për çudi ma mori
Gërsheti i bukur dhe syri qerpik halë