Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritHanna Sahlin & Elizabeth Malmquist : EMOCIONET SI FUQI APO PENGESË

Hanna Sahlin & Elizabeth Malmquist : EMOCIONET SI FUQI APO PENGESË

Përkthyesi Qerim Raqi sjell në shqip librin psikologjik “ Emocionet si fuqi apo pengesë” , një doracak për rregullimin e emocioneve, botoi “ Magjia e Librit, Prishtinë, 2023 , faqe 270 .

Kur zemërimi na bën të shpërthejmë emocionalisht ose frika na paralizon – a mund të ndikojmë akoma në mënyrën se si ndihemi dhe si veprojmë me mençuri? Edhe kur emocionet janë më të forta?

Emocionet na japin fuqi, shtytje dhe thellojnë përvojat e jetës. Por ato gjithashtu mund të na bëjnë të sillemi në mënyra që nuk i kuptojmë apo nuk i pëlqejmë dhe të bëhen pengesë për ne.

Në këtë libër, dy psikologe me përvojë japin këshilla dhe strategji praktike se si mund të përballemi me emocionet e vështira në jetën tonë të përditshme. Ato përshkruajnë se si funksionojnë emocionet, çfarë duan të na thonë dhe si mund t’u qasemi vlerave dhe qëllimeve të rëndësishme në jetë me ndihmën e emocioneve tona – ndonjëherë me një qasje ndryshe ndaj tyre.

Përmes këtij libri ju mund të fitoni një kompetencë të shtuar emocionale dhe të ecin përpara kur emocionet ju pengojnë në gjërat që janë të rëndësishme për ju , siç janë marrëdhëniet tuaja ose respekti për veten tuaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT