Tuesday, November 18, 2025
BallinaLajmeKonfiskohen mbi 35 kg marihuanë, arrestohet një i dyshuar

Konfiskohen mbi 35 kg marihuanë, arrestohet një i dyshuar

Është arrestuar një person i cili dyshohet se ka bërë shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, në Gjakovë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia e Gjakovës, ka zhvilluar një hetim rreth tre-mujorë (operacioni i koduar ‘Mali’), ndaj një të dyshuari për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Sic thuhet nw komunikatwn pwr media, operacioni policor është zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë, nga të cilat edhe është pranuar urdhri për kontroll në një lokacion në një fshat të Gjakovës.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Arbresh.info/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT