Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-ME QO NJË FJALË VENDLİNDJA İME

Shepresa Zurnaci-ME QO NJË FJALË VENDLİNDJA İME

Po ta lëshoj një zë moj nënë
Po ta lëshoj një zë Atdhe
O Prizren të lëshoj zë
Në çdo shtëpi e në çdo votër


Po lëshoj zë që nga Izmiri
që Egjeu ja lag brigjet
Ty Prizren qytet më İ miri
se nga malli shpirti me digjet!


Nuk desha nga ti të largohem
e të shkoja në dhe të huaj
Të më falë e të nënshtrohem
se larg teje fort po vuaj


Ti e di jam bija jote
ndaj në zemër përherë të kam
kudo të shkoj rreth kësaj bote
sytë përlotur për ty kam


Me qo një fjalë vendlindja ime
Prizreni İ bukur, qytet me histori
më zhyt thellë nëpër kujtime
më bëj nder, aty me mbaj ti


Dhe Izmiri s’është i keq
këtu kam folenë e re
por s’më hy në sy fare asgjë
para teje ku kam le


Ndaj për ty sa të kem jetën
do kem mall, s’të heq nga mendja
vargje për ty do hedh mbi letër
Veç për Ty do të këndojë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT