Nëna Terezë
Nuk i dalloi nga ngjyra
E bardhë a e zezë
Nëna Terezë.
Nuk e la asnjë derë
të mbyllur me rezë
Nëna Terezë.
E deshi paqen
pa një pikë të zezë
Nëna Terezë.
Mbërriti në Tushilë
Edhe në Terpezë
Nëna Terezë
.
Të gjithë skamnorët
i mbushi me shpresë
Nëna Terezë.
Shpirti yt i bardhë
U prarua me rreze
O, Nëna Tereze.