Sunday, November 16, 2025
BallinaLajmeKëta janë kosovarët që janë arrestuar dje në protestën e PD’së

Këta janë kosovarët që janë arrestuar dje në protestën e PD’së

Në protestën e thirrur nga ish kryeministri në selinë e PD morën pjesë dhe persona nga Kosova.


Ata janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe janë identifikuar si: Valdrin Dervishaj, 33 vjeç; Arben Dervishaj, 38 vjeç; Arben Dervishaj, 39 vjeç; Qendrim Dervishaj, 26 vjeç; Orges Dervishaj, 20 vjeç.

Ndërkohë ka arritur në 60 numri i të shoqëruarve për dhunën në protestën e ditës së djeshme në selinë blu.

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi dje në mesditë dhe mbështetësit e Berishës dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm.

Ata nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesin Bashën. I pari ishte deputeti Xhelal Mziu.

Me të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejko, anëtar i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit teksa donte të hynte në selinë blu. Mbështetësit e Berishës e detyruan të largohej.

“Më goditi njeri që e mbajta me bukë”, tha Bejko.

Sali Berisha mbërriti ekzaktësisht rreth orës 12 në oborrin e PD, ndërkohë që Lulzim Basha për të evituar incidentet hyri në seli që në orën 8:00. Ky ishte mesazhi i parë nga Sali Berisha.

Misioni protestuesve ishte i qartë. Futja me çdo kusht në selinë blu. Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.

Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret u përballën me gaz lotsjellës i hedhur nga brenda selisë së PD.

Vendosmëria për të marrë selinë u përqendrua në një derë anësore duke vënë në përdorim leva e varre. Nga të vetmet të çara që mundët të bënin, morën mbrapsht një sasi të madhe gazi lëshuar nga brenda.

Pas më shumë se dy orë protestë, selia e PD u kthye në një zonë krimi me dëme të shumta në pjesën e përparme të saj. Ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD bëri që të shpërndaheshin protestuesit ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.

Më pas, Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës.

“Shpërndahemi të merremi me të plagosurit dhe të arrestuarit”, tha Berisha.

Brenda në selinë e PD qëndruan drejtuesit, deputetët mbështetës të Bashës që mbrojtën dyert dhe policia në oborr.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Armenida Qyqja

Poem by Suela Bako

Poem by Pem’za Peso: 

Poem by Luis García Montero: