POEMA E ATDHEUT
Dhe natës së errët i thash;
Nuk e kuptoj,ti ç’farë ke me mua?!
Ëndërrat mes qerpikësh i pash,
Ti si trazovaçe vjen,më le zgjuar.
E unë që i dua agimet e kaltëruar,
Ti pres siç pret toka të artin diell,
Mjaft kohra të egër kemi përjetuar,
Pritjes së diçkaje se një ditë vjen.
Po vargu i poetit si dallgë oqeani,
Shpirtin e përvëluar me sy nga vatani,
Të artë e ka zemrën mallin po ashtu,
Atë dhe që e lindi e rriti , zoti ia ka beku.
Mëmëdhe,o tokëlegjendare,
Largësin nga ti e shkurtoj me shpirt,
Ky trup lënguar kësaj bije atëdhetare,
Hapëron drejt teje , çdo natë , çdo ditë.
Ku ka si ti moj Shqipëria e shqiponjave,
Djepi që përkundi Skëndërbe,Adem Jashar,
Altarë patëm udhën e shejtë të shkronjave ,
Trimat e tu luana , të deshën të bënë krenar.
Dhe vjen kënga mes vargje poemash,
Loti zbret faqeve nga mallnimi për ty,
Kurrë mos harro moj zonjë bedenash,
Se në çdo kohë , çdo epokë ke bijtë e tu.
Për ty , të gatshëm jetën me dhanë e me luftu.
Ai që nuk deshi vendin e vet nuk e deshi as veten,
Këtë komb, këtë atdhe zoti hyjnor e ka kriju ,
Andaj ia kemi borxh për të me dhanë jetën.
Se të kemi nënë , e ne jemi bijtë e tu.