Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiPresidenti Rugova rreth Bashkimit Kombetar

Presidenti Rugova rreth Bashkimit Kombetar

PYETJE: Eshte e njohur se synimi shekullor I Shqiptareve ka qene dhe mbetet bashkimi. Cfare duhet te bejne Shqiptaret per te bindur Europen dhe Boten qe njehere e pergjithmone te realizohet bashkimi I tyre ne kuader te Europes?PRESIDENTI: Eshte shume normale dhe e natyrshme qe Shqiptaret, si te gjithe popujt e tjere, te jene te bashkuar, te jetojne ne nje shtet, ne nje bashkesi politike. Sidomos eshte normale per ne Shqiptaret qe jemi te ndare ne dysh, kur gjysma e popullsise eshte kendej e gjysma andej. Kam thene edhe me heret, ky eshte nje proces per te cilin duhet te punojme.A do te realizohet shpejt apo ngadale, do te jemi gjalle. Shqiptaret, si qellim e kane pasur dhe do ta kene bashkimin, sado qe ne kohen e dominimit Komunist u c’rregullua kjo ide, ndersa tash e tutje ajo do te jete si ide udheheqese e Shqiptareve. Por, ne kete plan duhet te punohet me mencuri. Bashkimi me force, me dhune, veshtire tolerohet sot nga Europa. Por, tash per tash, te mendojme dhe ta bejme integrimin ne kuader te Europes. Nje here per nje here, duhet te njihemi, te shihemi, e pastaj t’I realizojme kerkesat tona, edhe pse na eshte thene se ne te dy anet e kufirit, kemi edhe pikepamje te kunderta ideologjike.Por, keto ishin vetem shpifje e genjeshtra qe iu doli boja, sepse nuk eshte e mundur qe nje popull te kete dy ideologji. me nje fjale, Shqiptaret duhet te bejne perpjekje qe te ndihen te lire ne te gjitha hapesirat Shqiptare, duhet te punojne vazhdimisht per zgjidhjen e tyre kombetare.Kjo do te jete e realizueshme, por duhet te jemi modest; te punojme vazhdimisht, hap pas hapi t’I realizojme qellimet tone. Te behet bashkimi konkret, e jo me fraza te thata.Sot per sot eshte aktuale ideja e integrimit europian. Nga ky integrim me lehte do te arrijme kete qe e sunojme. Te punojme ne kete drejtim pa shpallje e deklarata. Ceshtja e bashkimit duhet te jete teme e shkences. Shkenca vazhdimisht le ta elaboroj kete ne menyre qe politikes ti krijohet mundesi me e madhe. Te ndahen disa gjera dhe ta ndihmojne njera tjetren, sepse ne, per fat te keq, kete ceshtje nuk e kemi pasur as teme te shkences, bile mund te thuhet as andej, as kendej. As akdemite, as institutet, as Universitetet nuk e kane trajtuar ne mase te duhur kete ceshtje. Prandaj, ky eshte problem shume I madh dhe mire qe eshte shfaqur dhe po flitet rreth kesaj ideje. Natyrisht, ne politike mund te perdoret edhe si presion I manovrave me te gjera rreth realizimit te kerkesave te Shqiptareve.Eshte e njohur se ne politike nisen gjera te vogla, e perfundojne te medha, dhe eshte mjeshteri qe gjerat e vogla t’I besh te medha. Ne do te punojme ne kete plan, dhe eshte mire qe ideja per bashkim ka lindur nga mbare kombi, prandaj edhe ne kontaktet me perfaqesuesit e Europes bisedohet edhe per kete çeshtje.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT