Friday, January 23, 2026
BallinaLajmeNga Durrësi në Bullgari/ 2 miliard euro, BE çon përpara hekurudhën moderne...

Nga Durrësi në Bullgari/ 2 miliard euro, BE çon përpara hekurudhën moderne…

Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor njoftoi se Komisioni Europian po çon para projektet hekurudhore që shoqërojnë Korridorin VIII. 

Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro, nga të cilat rreth 420 milionë euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut. 

Rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. 

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Kufiri me Maqedoninë e Veriut është segmenti i dytë hekurudhor i Korridorit VIII dhe ka të bëjë me rehabilitimin e së gjithë linjës hekurudhore midis Rrogozhinës dhe Linit (120 km) si dhe ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore 2.8 km nga Lini në kufirin me Maqedoninë e Veriut, me kosto rreth 356 milionë euro. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT