Wednesday, December 18, 2024
BallinaVitrina e libritRizah Reshani -LULEVARGJET E HYMNIT TE PASHTRIKUT (Dëshmorit Astrit Bytyqi nga Ferizaj)

Rizah Reshani -LULEVARGJET E HYMNIT TE PASHTRIKUT (Dëshmorit Astrit Bytyqi nga Ferizaj)

Lulevargjet t’u bën jeh lirie
Robëria kur vriste bardhësinë e Pashtrikut
Ti lis i fortë në legjenda trimërie
Gjaku kur skuqte majat e Plisit.


Në natën e tmerrit të tërbuar
Astriti me shokë shkruante historinë
Me gjakun që shkrinte borën e shtresuar
Me gjokset që luftonin për Arbërinë.


Se s’ duronin robërinë në shpirt
Pranga s’duronin loket arbërore
Kushtrimi kishte thirr poetin Astrit
Rrënjët e lisave si kthetra shqiponje.


Kur ra Astriti me shokē
Nata e robësisë nisi të jepte shpirt
Thinjat e Atdheut mbi ballë e kokë
Nisën si fanari të bëjnë dritë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Moti për sot

Drita Dekaj-RASTËSIA