BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Mos i kthe kurrizin vetes!!

Cerazela Kondi-Mos i kthe kurrizin vetes!!

Sa herë qëndrove përballë
një dallge më të madhe se veten;
Ato dallgë që çon jeta,në çaste
që nuk i prisje.

Gjithçka ngjan qetë dhe papritur
bota jote,bëhet det i egërsuar.
Dhe ti aty…Para bishës,e vogël.
Me zemër të dhridhëruar.

Me shpirtin që kërkon diku
të mbështetet.
Sa herë mendove të kthesh kurrizin
duke pritur furtunën të largohet.

Por sa frikësohemi,nuk humbasin
akoma dhe kur mbyllim sytë.
Disa dallgë,duhet ti përballojmë
dhe pse ngjan e pamundur.

Vetëm mos kthe kurrizin
ndaj vetes.
Duke u munduar,ti shpëtosh
furtunës,luftoje!! 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT