Saturday, December 21, 2024
BallinaUncategorizedMimoza Leskaj-"Një ditë e zakonshme".

Mimoza Leskaj-“Një ditë e zakonshme”.

Njerëz të vetmuar tek shëtisin heshtur qentë
Telefonat duarve , një vetmi më vete
Gra mbështjellë shallit, i kanë përcjellë djemtë
Mendojnë mëngjesit, të përgatitin drekën
Tashmë me veten ,siluhetë të heshtjes.


E vetmja zhurmë dallgët, teksa përplasen me forcë
Si për të na kujtuar se është mes nëntori
Me vete mendoj, – si ka qenë më parë kjo botë
Që sot është kthyer e tëra, një stomak me helikobakter-pylori?


Kudo e mbushur me metastazat e rutinë-vetmisë
Ku fëmijët “shkollohen ” për të vrarë njëri- tjetrin
Dhe në fund trimërojnë nën ethet e çmendisë
Vetëm kur ndodh, ulërijmë ditën e qametit
Vetëm kur ndodh kujtohemi se ende janë fëmijë!


Një ditë e zakonshme kjo e sotmja
Dhimbja mbetet diku larg nesh…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT