Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Britmë…!

Teuta Beqari Osmani-Britmë…!

Ç’janë këto lajme
Ç’janë këto ofendime
Ç’janë këto sharje
Këto deklarime?!!!

Na bërët të urrejmë gjakun
Emrin të vënë me nder nga babai
Shkollën, edukimin, moralin dhe traditën
Ku në vënd të krenohemi, bëhemi pjesë e sfidës!!!

Dëgjoj përditë vidio e lajme nga gazetarë
Të vëndlindjes, të gjitonës edhe të huaj
Ku të rinjtë vrasin veten, pa një lamtumirë
Ku të moshuarit kërkojnë lëmoshë tek parazgjedhësit në krye!!!

Ku populli vritet e pritet,
therren motra e vëllezër
Ku nëna dhe baba ngrejnë duart duke u lutur
Për një qeveri të fortë e të ndershëm…!

Ku nga shiu ranë në breshër
Me votat e vjedhura, të shitura e të shtirrura
Për një demokraci të leckosur deri në tëmtha
Për çdo politikanë që kush janë; dihen, dihen!

Mjerë populli im i vendlindjes sime
Ku motra s’flet me motrën e vëllai vret vëllanë
Ku burri vret gruan për hir të kurvës
E fëmijët mbesin pa nënë e pa babë!

Ku pasuria u ka zënë sytë deri në verbëri
Ku paraja është një “mirëmëngjes” në çdo agim
Kur Dielli nxin e më shumë bëhet mavri
Tek këta të mjerë që drejtojnë qeverinë!

Ku është brezi im me edukatë e kulturë
Ku në shkollë shkonim me përparëse të njëjtë
Pa dallim feje, klase, gjuhe apo traditë
Ku dashuria e sinqertë vezullonte në ballë e në sy?

Ku është nëna e baba, që thërritej në mbledhje prindërish
E dilnin faqebardhë për sjelljen e fëmijëve
Për rezultatet në nota në shkollë-mësimi
E në talentet që kishin, në fiskulturë, vizatime e muzikë?!

Ku mësuesit nderoheshin më shumë se çdo njeri
Më shumë na donin sa ishim fëmijë
Më shumë mësonim edhe pse kishim uri
Por, barkut sa t’i japësh më shumë nxjerr “m…”

Nderi dhe fjala, kultura dhe arti të japin punë
Brezat që vanë shëmbuj në brezat që vijnë
Në çdo kohë e në çdo tjetër politikë
Jemi ne o popull që vritem e therremi me / pa qeveri…

Mblidhni mëndjen tuaj e mbani familjen
Mos u therrni, mos divorcoheni
Se fëmijëve nuk u intereson se sa kushtojnë çizmet
Por mjafton me një palë atlete e një uniformë!

U bëmë turpi i botës, për një vënd kaq të vogël
Për një vënd që ka vetëm bukuri natyrore, fusha , dete e male
Klimën e pastër kuruese e të shëndetshme
Dhe Diellin si stemë në mes syve të ëngjëjve!

Njerëz, o njerëz. o njerëz…
Ju mbyti mahnia për lekë e pare
Vajzat i mbyti plastika për t’u bërë sa më të bukura
E djemtë, hashishi, droga e vrassja…!

Me sa kuptoj me këto që po dëgjoj
Ju populli im, s’keni as mënd e as kulturë
Por nga e kush do ta merrni këtë mënçuri
Nga mësuesit analfabetë apo nga nënat kurvë(a)?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT