Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritBlerina Behari -JETË

Blerina Behari -JETË

Jetë që mbaron përtej mëngjesit të pa çelur,
e heshtur ashtu sfidon përtej agonisë,
Jetë që të hedh në shkëmbinj të ndezur fitilash,
rebele në marrosje të skllavërisë.


Jetë të kam dashur përtej kufijve të mi,
kapluar ndër rrjedhje ujërash të kristalta.
Jetë që shpirt merr nga rastësia e kurdisur,
në arratisje dëshirash lulekeputur.


Jetë të kam dritë dhe kufi ekzistence,
varg i yjezuar që nuk ka fund në krahët e tua.
Jetë që s’munde të këputesh në të nesërmen,
as në të tashmen dhe feksjen e dritës.
Jetë që kurrë nuk shter litarin e lumturisë .
Jetë që vazhdon pafundësisht.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT