Ne, na shitën fare lirë,
Mu në mes të rrugëve të fatit,
Pastaj ne, shitëm njëri- tjetrin,
Prej krenarisë së tepruar e inatit…
Na thërret akoma Odisea,
Dhe Circja me magjitë e saj,
“Eeeja shqiptar mbas meje,
Në prehërin tim të të mbaj…”
Po unë dua vetëm Ciklopin,
Që botën e sheh me një sy,
Të zbrazim kupa me verë,
E të ruajme delet të dy…