Tek pragu i portës ti dil e më prit,
Jo mos u trishto nëse jam vonuar !
Do të vi patjetër do të vij një ditë,
Si nuse e bukur mbi kalë, kalëruar!
Aty në parvaz,a ndoshta mbi dritare ,
Si një dallëndyshe folenë do ndërtoj!…
Më prit qoftë në ëndërr do vi si mëkatare !
Kur të ftohet shtrati, sërish do shtegëtoj!
Do të kthehem sapo të hyj pranvera,
Se ti e di ,që: dimrit s’para dal!
Ti dil sidoqoftë më prit aty tek dera,
Si fllad do të vi, e do të shuaj mall!