Thursday, November 21, 2024
BallinaKulturëArtSot është ditëlindja e aktores Natasha Andoni.

Sot është ditëlindja e aktores Natasha Andoni.

Natasha Andoni (1955). Aktore. Lindi në Gramsh, më 1 shkurt. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” për teori muzike, më 1974, dhe më vonë Institutin e Lartë të Arteve për aktore, më 1978. Pas mbarimit të studimeve punoi si aktore në teatrin “Bylis”* të Fierit për tre vjet dhe nga viti 1983 e në vazhdim në teatrin “A. Z. Çajupi” të Korçës.Loja e saj përshkohet nga një ndjeshmëri që vjen e imponohet gradualisht sajë temperamentit dhe diksionit të qartë, sikundër tërhiqet natyrshëm nga energjia dhe ritmi, duke parapëlqyer tensionimin e marrëdhënieve me partnerët.Nga roli i Lizetës në dramën Dy krisma në Paris të Pëllumb Kullës dhe Sherri Mitës, N. Andoni pësoi një rritje me rolin e shërbëtores të Volpone e Ben Xhonsonit, më tutje me atë të nënës te Denoncimi e Ruzhdi Pulahës, për të thyer përfundimisht formatin aktorial duke njëmendësuar tashmë disa figura të vështira komike sikurse qe ajo e Dorinës te Koprraci e Molierit, me të cilën i dha hov e pasion një veprimi të vrullshëm, jo vetëm fizik e plastik, por edhe social, duke e gjallëruar bartjen shpirtërore që vjen prej saj, si dhe fjalën moleriane, përgjithësisht.Një tjetër figurë interesante ishte nëna në komedinë Kohë pa emër e Ruzhdi Pulahës (2004), ku gershetoi me hir komiken dhe elementin e burleskes, nga njëra anë me dramatiken që vinte nga gjëndja dhe instinkti i ngulur i frikës dhe i tjetërsimit gjatë viteve të diktaturës, nga ana tjetër. Me rolin e Stelës në komedinë Ju ftojmë në dasmën e babait të Petrit Koçibellit fitoi çmimin e parë në Festivalin e Teatrit Shqiptar në Dibër, Maqedoni, 2008. Burimi Aktoret shqiptare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT