Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritMiradie Zymberi Avdullahi-Plisi i Bardhë

Miradie Zymberi Avdullahi-Plisi i Bardhë

Ti je kurorë, o plisi im i bardhë,
Nga brezi në brez, histori që
bart.
Në ballin e burrit, krenari e lashtë,
Një simbol i gjallë, në kohëra i paqtë.

Nga burrat e shqipes, punuar me zell,
Duar art, me dashuri dhe mall.
Përmbi kokë ngrihesh, si mal i qetë,
Një trashëgimi, që kurrë s’ka vjetë.

Ke parë beteja, ke ndjerë dhe gëzime,
Ke dëgjuar këngë, je bërë dëshmim!
Në dasma e festa, në mort e në kuvend,
Ti je i pranishëm, një mik i vërtetë.

Nuk je thjesht një kapele, por shpirt i një kombi,
Një flamur i heshtur, që flet pa zë lobi.
Në rrezet e diellit, ti shkëlqen si dëborë,
O plisi im i bardhë, thesar që na bën krenar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT