Sunday, June 15, 2025
BallinaLajmeRaportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në...

Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani.

Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani (Ardian Dushkolli) nga Podujeva.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Ndërkaq, mediumi lokal “Llapi.info”, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi. /KK

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT