Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani -Dua të jem origjinale...

Mimoza Eliona Osmani -Dua të jem origjinale…

Dua të pasuroj fjalorin
me fjalë të bukura, të reja
thesaret e vjetra në raftet e mendjes
t’i mbaj si autorë
që i kam lexuar qiellit,
derisa hëna ka shfaqur fytyrën.

Dua, kur të shihem në pasqyrë,
çdo metaforë e re të bëjë rebelim
kundër së zakonshmes
ndjenjës emocionale
të shkrimit me rimë.

Dua të lexoj nobelistë
sikur të jenë një urë
mes botëve që s’kam për t’i parë,
të më mësojnë të mos flas me zë kurrë
por heshtjen ta kem zjarr.

Dua të rritem artistikisht,
të mos mbetem grafiti i një muri gri,
të kem pa kufi një shpirt,
një zemër të mirë që fal dashuri,
të jem e domosdoshme si uji për bimët,
të kem një varg free…

Dua në shpirt të kem dy palë sy
njërin për botën e madhe,
dhe tjetrin për ty.
Në ëndrrat e përhumbura,
ca vargje të pashkruara ende
kërkojnë rishikim
dhe një letër të bardhë
shpirtin tim.

Dua të bërtas,
të shpreh,
pa u trembur nga askush,
pa e zbutur zërin
se rima, vargun veç e deh.

Dua të jem një gjethe e blertë,
drita në hije,
fjala që s’e gjen dot në Google
gjetje poezie.
Dua të jem origjinale…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT