Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritPreç Zogaj- Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

Preç Zogaj- Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?

Përse, mama, ti dëshiron të vdesësh?
Tani ti je më e re se unë.

Njëzet vjeç, në Iliri zbrita,
Me të gjitha erërat që frynë këndej pari,
Por ty nuk ta thanë.

A e mban mend sa shumë i pëlqeja
këmishat e bardha?
Trupi im i lashtë atëherë
kishte kohën të ikte.

Kur mbusha tridhjetë, një natë dhjetori,
Mu bë se fola me vetë tënzonë.
Ai më tha: shumë ke vuajtur
për atë vajzën që të bëri kokën,
të kesh kujdes se është e vogël!

Përse mama, ti dëshiron të vdesësh?
Përse kështu, pa radhë, pa të drejtë?
Vërtetë shpërtheu koha e helmeve,
Por s’e ke mirë të më lësh vetëm!

Kur të kesh ikur përse do qaj?
Për cilat ndarje,
Cili mall do më marrë përdore?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT