Nata ra
Ra bashkë me valë të ngrohta deti
Një za melodik e pushtoi dallgën
Dhe
Aty për aty
Shpirti dhe deti u ngjitën në garë
Diku në breg
Diku në valë
Sy më sy
E ballë për ballë…
Egoja nuk bën gjum
Është shkëmb dhe valë
Kjo bindje e mistershme
Bëhet strukturë e rrufeshme
Nuk di as për rrëzim
As për nënshtrim
Unë dhe deti motër e vëlla…
Kështu është
Dielli
Deti dhe universi
Paqe rinori
Fytyrë dëshmori…
Shpirti
Unë dhe deti një dritë shekulli…