Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -NËNA GATUAN PETULLA

Murtez Asllani -NËNA GATUAN PETULLA

Nëna ime punëtore
shpesh petulla gatuan
unë jam i lumtur
dhe i dua shumë.

Petulla të ngrohta
dhe pak sheqer
i gatuan nëna
unë ha përherë.

Kur shkoj në shkollë
sa shumë gëzohem,
me shokë e shoqe
aty bashkohem.

Me vete marr petulla
dhe me shokë i ha,
ata më falënderojnë
më çmojnë pa ia ndarë.

Sukses shembullor
në shkollë kam shënuar,
prindërit e mi
sa fort janë gëzuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT