Sunday, June 29, 2025
BallinaSportKlopp: Refuzova Gjermaninë për Liverpoolin

Klopp: Refuzova Gjermaninë për Liverpoolin

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pa doreza në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Welt am Sonntag”, ku ka sqaruar arsyet pas largimit nga stoli i ‘The Reds’ dhe refuzimit për të drejtuar Kombëtaren e Gjermanisë.

Aktualisht, 58-vjeçari është emëruar në një rol drejtues në grupin Red Bull si “Global Head of Soccer”.

“E dua profesionin e trajnerit, por tani thjesht dua një drejtim të ri në jetë. Dua të provoj një eksperiencë ndryshe,” u shpreh Klopp, i cili është kritikuar nga disa zëra se e zgjodhi Red Bull-in për shkak të ofertës financiare të majme.

Trajneri gjerman u përgjigj pa ngurrim ndaj këtyre kritikave.

“Ata që më gjykojnë për këtë zgjedhje, e kanë gabim. Nëse mendoni se një sponsor investon në futboll nga dashuria për sportin apo për altruizëm, atëherë jeni naivë. Të gjithë e bëjnë për t’i dhënë më shumë vlerë kompanisë së tyre. Futbolli është biznes, kush thotë të kundërtën , gënjen”, theksoi strategu gjerman.

Klopp zbuloi gjithashtu se kishte mundësinë të bëhej trajner i Gjermanisë pas shkarkimit të Hansi Flick në vitin 2023, por e refuzoi.

“Mund të pranoja ofertën për të marrë drejtimin e Gjermanisë, por nuk mu duk e drejtë. Sapo kishim kaluar një sezon të dobët me Liverpoolin dhe nuk ndihesha gati ta lija klubin në atë mënyrë. Për mua kishte shumë rëndësi mënyra se si largohesha nga Liverpool,” pohoi Klopp./rtklive/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT