Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Mollishti-DUA BIRI IM! (kushtuar djalit tim Olsi)

Landa Mollishti-DUA BIRI IM! (kushtuar djalit tim Olsi)

Dua bir, kur të hapësh sytë çdo mëngjes,
Të kujtosh fjalët e nënës,
Më beso!
Do të ketë në udhët e jetës!

O bir, mos harxho kohë, duke u ankuar për të shkuarën,
Mos lejo, të iki sotmja, që të gëzojnë të nesërmen!…

Gëzo biri im, frytin e kohës,
Duke mos gjetur arsye për të mbetur pengje!…
Shumë i lodhur,
Beso në punë dhe në përgjigje!…

Mos jeto, duke menduar, çfarë duhet të kishe bërë?!!!
Merr vendime, guxo!. Me punë të palodhur, derisa, të arrish qëllimet e duhura në jetë.

Prano përkohësisht përfundimin,
Që të arrish suksesin.
Që të rritesh, të përparosh: nuk duhet të qëndrosh “nën hije të arrës”, të dëfrehesh me më shumë luksi, me rehati!…

Vetëm kështu, kalitesh, forcohesh, mësohesh,
Biri im!
Falënderoje, duaje, buzëqeshi vetes,
në çdo mëngjes!

Dashuria për njeriun fillon nga vetja, pastron shpirtrat e lënduar, sjell gjithë botën rreth nesh.

Mbushe shpirtin me vepra të bukura, Qofshin dhe të vogla,
Mos mbaj mëri me askënd!…
Ndero të gjithë, veprim heqve, mos e nënçmo askënd.

Vetëm kështu, biri im, Sjellë pranverë në zemrën tënde dhe më tej…,
Dhuron lule, që nuk vyshken kurrë,
Edhe për të gjithë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT