Një agim i përflakur si ky
M’i s’perflaku kurm e shpirt.
Syrin ndezi e buzën drodhi
ngujon kohën me rreze flirt.
A do t’arrij gjer në perëndim,
pa u shkrumbëzuar gjer në asht,
si fluturza larushe pafajësisht,
nga ethet e ngjizura në varg?
Do ta lidh durimin gjer ta lodh
si pelën e harbuar ta shtie në fre.
e mbrëmjes ta zgjidh, ta lëshoj,
me vargje dashurie ta bëj pre.
