Saturday, July 19, 2025
BallinaVitrina e libritMejrem Kajolli Tusha-ZHURMË

Mejrem Kajolli Tusha-ZHURMË

Zhurmë
Përleshje me jastëk
Rrëmujë
Të qeshura deri në lot
Kuzhina e mbushur me pjata
të lara e të palara
Gota gjithandej
Maca kërcen në kanape
I bashkangjitet lojës
Kafazi i papagajve ri hapur
Fluturojnë e ndalen mbi kokë
Qesëndi e rrapëllime
Para këmbëve i mbledh lodrat
Kënaqu se do të riten shpejtë
më thonin të tjerët
Kënaqem dhe bashkangjitem
në lojrat e ngarëruara
Ujisim kopshtin e bëhemi qull.
Koha u zhyt në jetë
Dhoma të pastërta
Të qeta
Bisedat dhe të qeshurat
realizohen në celular
Koha e mbetur
mbushet me heshtje
Zhurmë e vetme
e televizionit ose e radios
e përmbush qetësinë
Pritja e cingërimit të derës
dhe hapja me bujë
Shpresë e vetme
e mbetur me sy nga hyrja
e shtëpisë së madhe
Pa zhurmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT