Eh,malli fëmijërisë së hershme,
më feksesh tek-tuk ndonjëherë,
ma sjell një kujtim shfaqur çastit,
grimca shpërndarë nëpër erë.
Eh ,mall i heshtur, për pak zgjohet,
e jetën “e prish”për pak,
zemra hepohet , ndalohet,
nga malli yt pikon gjak.
Eh ,mall i hershëm fëminor,
sa vjen e shfaqesh pareshtur,
pleqëria troket me një dorë,
e ti fëmijëri buzëqeshur.
Eh ,mall i bukur,zemërplasur,
kaq pamëshirshëm mos lodro,
herë vjen, më gënjen,me të qasur,
herë prej ëndrrës më largo.