BARBARA HARRIS LEONHARD është autore e tre përmbledhjeve me poezi. Përmbledhja e saj më e fundit poetike titullohet: “Libri i Fundit i Zeros”. Ajo është redaktore e revistës MasticadoresUSA dhe Feed The Holy (Ushqe Shpirtin). Ka gjithashtu edhe blogun e saj personal: Endësja e jashtëzakonshme e diellit. I pëlqen të udhëtojë me makinë nëpër ligatina për të numëruar pelikanët dhe drerët. Ëndërron për një paqe të qëndrueshme.
TI EKUACION I BUKUR
Ndonjëherë ti mund të ndihesh i ndarë,
jo integral
apo thjesht një thyesë
Por ti je shuma e vetme
nuk ka matematikë më të mirë
sesa aksiomat e tua
Nëse mund të shumëzoheshe, sa
më e madhe do të ishte shuma
më logjike kjo botë
Ti je një matricë unike.
Skicimi yt shkëlqen plot simetri
Ti je
ekuacioni yt më i bukur.
