Kujdes kujt i beson.
Njeriu që ke në krah,
një ditë të bukur të tradhton.
Mos beso se çfarë të thotë;
me dikë tjetër bisedon.
Ti beson se je e dashuruar,
pas tij je verbuar.
Mos beso kur të thotë:
“Jam me ty çdo sekond.”
Mos beso verbërisht,
por katër bëji sytë.
Ai që të do vërtet,
është me ty dhe për ty.
Të tjerat janë fjalë
që thuhen çdo çast.
Ai që të do,
është me ty në dhimbjen tënde,
në sytë e tu me lot.
Do të vijë të të takojë,
do vijë të të shuaj mallin,
atë që të përvëlon,
“Xhan”…