Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala -Ulërijnë fatet e trishta

Xhemajli Shala -Ulërijnë fatet e trishta

Sonte pamasë frustrimi fluturon
Katrahurë pushtoi tempullin e lutjes
A mund të përballojë premtimin
E sakrificën perandorake së kalorësisë

Stuhitë të paparashikueshme
Dhe shtrëngatave të acarta
Duke sjell murosjen e heshtjes
E mirësisë së pathyeshëme

Sonte në këtë kohë pa emisarët
Anembanë koha sjellë kusarë
Të balsamosur si mumje
Pranë fotografisë së çuditshme

Fund e krye i ngjan kohës së frikshme
Duke na sjellë pranë aktit të kryer
Athua sa u mbajtë bajraku
Në fund u ngritë flamuri i bardhë

Më thuaj i ngjan karakterit njerëzor
Sa poshtë ka rënë hija çnjerëzore
Askush s’ka për t’ju besuar përrallave
Koha vringëllon mbledhë çadrat ikë

Premtimi su mbajt çuditshëm
Askush se priti këtë as hijet e hijeve
E frikshme realiteti ndjehet për t’keq
Fryjnë stuhitë me shtrëngata lënçuese

Këto stuhi fryejnë mbi epitafin e boshatisur
Sollën shumë pabesi dhe zhbërjen
E asaj të arritur me sakrifica e flijim
Kam frigë edhe letrat e fatit sonte u grisën

I qëndrojnë errësirës besnik për të keq
Pllakosi frymën e ardhmërisë për dritë
Kjo u shkon përshtati ulkonjave u ujqërve
Ulërijnë fatet e çara drita e dijes u shua

Të gjunjëzuar e të detyruar në kapitullim
Tash veqëse letra luhen për të keq
Të presim ditët në vijimësi turbullirat pranë
Athua do ngriten nga varri të vdekurit

Duke na përkujtuar gabimet e Atësisë
Kështu po braktiset premtimi Arbërisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT