Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj -Të dua

Majlinda Pajaj -Të dua

Të dua çdo ditë gjithmonë dhe më shumë
të dua në këtë jetë, po edhe në tjetrën,
të dua si nata kur fare nuk bën zhurmë,
ashtu si zjarri që ndez për gjithë jetën.

Je fryma që më mban pafund në zgjim,
dhe kur të plakemi do të lemë gjurmë,
si shkrimet e nje profeti, vetëm kuptim,
Ti shkelqim i mallit, i vetmi, jo turmë.

Një jetë më rrite me sytë që ndriçonin,
në heshtje i mbylle plagët që më flinin,
më shëroje dhimbjen kur lotët lotonin
mëngjeseve dimrakë ndodhte që të ngrinin.

Gëzuar përvjetorin tonë të tridhjetëdytë
me ty nuk u mbyta në thellësinë e kohës
Njeqind jetë të kisha, do të mbyllja sytë,
Jam vetem per ty, sa dashuria e gjithë botës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT