Marcus Rashford ka shënuar golin e parë si lojtar i Barcelonës në turneu parasezonal në Azi.
Pas humbjes së vendit në formacionin e Manchester United nën drejtimin e Ruben Amorim, Rashford gjeti një shans të ri me Barcelonën.
Pas një sezoni premtues te Aston Villa që u ndërpre nga një dëmtim, ai u huazua te Barcelona dha dëshmoi se ka ende vlerë, me një marrëveshje sezonale që përfshin opsionin për transferim të përhershëm në 2026.
Gjatë turneut parasezonal në Azi, Rashford është adaptuar mirë me bashkëlojtarët si Lamine Yamal dhe pjesën tjetër të ekipit.
Në takimin ndaj Daegu FC, ai shënoi golin e pestë për katalanasit, me një goditje të saktë nga 12 metra, duke vulosur fitoren e thellë në miqësore.
Ky ishte goli i parë i Rashford si lojtar i Barcelonës, një sinjal i qartë për energjinë dhe ndoshta rikthimin në versionin më të mirë të vetes për sezonin që po vjen për sulmuesin 27-vjeçar./Demokracia.com/