Friday, August 8, 2025
BallinaSportIbrahimovic vendimtar në kalimin e Jasharit te Milani – ja si ndodhi...

Ibrahimovic vendimtar në kalimin e Jasharit te Milani – ja si ndodhi gjithçka

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se këshilltari i ‘Rossonerëve’ ka kontaktuar drejtpërdrejt me mesfushorin zviceran për t’i shpjeguar në detaje projektin e klubit.

Sipas asaj që raportohet nga media belge hln.be, Zlatan Ibrahimovic, i cili vepron si këshilltar i lartë për klubin dhe firmën pronare RedBird, ka telefonuar Jasharin gjatë bllokimit në negociata për ta bindur ish-lojtarin e Luzern të shtyjë për një transferim te Milan. 

Në faqen zyrtare të klubit, ‘Rossonerët’ konfirmuan blerjen e Jasharit nga Club Brugge. 

Mendohet se shuma e transferimit arrin në rreth 37 milionë euro, duke përfshirë bonuset, dhe mesfushori zviceran bashkohet me klubin për të mbushur boshllëkun e lënë nga Tijjani Reijnders, i cili iu bashkua Manchester Cityt gjatë kësaj vere. 

Jashari vjen pas një sezoni të fortë në Belgjikë, ku u votua si ‘Lojtari më i mirë i sezonit’ në elitën e futbollit belg për sezonin 2024/2025. 

Ai shënoi tre gola dhe dha katër asistime në kampionat dhe ishte një pjesë kyçe e mesfushës së skuadrës belge./Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT