Thursday, August 7, 2025
BallinaSportBallkani me fitore të madhe në Conference League

Ballkani me fitore të madhe në Conference League

Ballkani ka arritur që të marrë fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Shamrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse ishte Ballkani ai që i dominoi komplet 45 minutat e para të takimit.

Dominimi i suharekasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku goli erdhi në minutën e 56-të me anë të Adetunji i cili shënoi gol të bukur, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 14 gusht në Irland, ku Ballkani udhëton te Shamrocku./Klan kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT