Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -MALL I GUSHTIT TË DRUNJTË

Valbona Kolaveri -MALL I GUSHTIT TË DRUNJTË

Ai u nis që pa gdhirë
Udhës së eshkët gushtit të drunjtë ,
Ngarkuar shpirtit sfilitës
Mori me vete një çantē brengash ,
Udhëhequr vetmisë nën romuze
Rënduar çaste pendesash dhe mall

Nxitoi të shihte nënën me sytë e vogëlisë
Koha si një breshkē e mbledhur nën zhguall,
Ja kish dhënë një mijë lutje t’ia zhbrazte nē prehër
Ta bekonte si dikur preludeve të fëmijërisë

Tek shqepnin ngadalë arna kujtimesh
Ti ulej në gjunjë e t’ia puthte amanetet,
E shihte si ajo zvogëlohej në trup çdo ditë shēndërrimesh
Një dritē brënda shpirtit i ndizej teksa lehtë duarve e prekte

Të ngulfatur barqeve të ankthit
Kishin kohë pa u parë,
Puthën kripë lotësh faqesh tek u rridhnin
Mbuluar përqafimesh ,
Si dy të porsaardhur nga njē kohë e largēt

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT