O ma vranë babain
katilat e këtij vendi,
kur babai më duhet
o sot,o kurrë.
lotët i rrjedhin lumë
dhe aty pranë kufomës
kërkon këmishën
e babait të vrarë
që ishte luftëtar!
O sillmani këmishën e tij
të përgjakur
t’ia shijoj aromën
edhe njëherë,
se unë mbeta pa baba
dhe vazhdon duke qarë
e çurg i rrjedhin lotët
dhe mallkon luftën,
mallkon vrasësit!