Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeFronti i ftohtë sjell ulje temperaturash dhe rrebeshe lokale me rrufe, çfarë...

Fronti i ftohtë sjell ulje temperaturash dhe rrebeshe lokale me rrufe, çfarë na pret më pas?

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të

qëndrueshme, megjithatë sot dhe gjatë fundjavës do të ketë periudha paqëndrueshmërie.

Sot, moti do të karakterizohet nga një front i ftohtë, me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufe. Njëkohësisht, temperaturat do të pësojnë ulje.

Të martën, parashikohet mot me diell dhe vranësira, por jo aq i nxehtë për shkak të masave më të ftohta ajrore.

Të mërkurën dhe të enjten, pritet mot kryesisht me diell dhe përforcim i masave të nxehta.

Të premten, gradualisht do të depërtojnë masa të ftohta, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, ndërsa vlerat maksimale të temperaturave do të jenë pak më të ulëta.

Gjatë fundjavës, masat e ftohta pritet të shtrihen më tej. Nën këto kushte, do të ketë vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 36°C. /MeteoKosova/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT